Sport
Në Euro 2020 katër shqiptarë, përfaqësuesja e Zvicrës publikon listën e lojtarëve, është edhe sulmuesi që e donte Kosova

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e Euro 2020, eveniment që nis më 11 qershor. Trajneri Vladimir Petkovic është munduar të zgjedhë elementët më të mirë në këtë Evropian për të lënë gjurmën e tyre.
Në listën e përfaqësueses helvete bien në sy emrat e katër futbollistëve me origjinë shqiptare si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Jashtë nuk ka mbetur as Admir Mehmedi i Wolfsburg, ndërsa risia është Andi Zeqiri futbollist i Brighon në Premier League.





