Vora News
Kryetari i bashkisë Gentian Picari, vizitë në shtëpitë që po rindërtohen në Marikaj dhe Marqinet…

Para pak minutash kryetari i bashkisë Gentian Picari ka ndarë disa pamje nga vizita në shtëpitë që po rindërtohen në fshatrat Marikaj dhe Marqinet. Kryetari thekson se momentalisht është shpërndarë vetëm 60% e fondit dhe në momentin drejt përfundimit do të shpërndahet dhe 40% i mbetur. Banesat individuale janë drejt përfundimit pothuajse në të gjithë zonën e Vorës përfshirë fshatrat. Rindërtimi vijon dhe brenda një kohe jo të gjatë do të shohim një qytet tërësisht të ri!












