Vora News

Sot, 2 vite nga tërmeti i nëntorit, postimi i kryetarit të bashkisë Gentian Picari

Sot 2 vite më parë kujtojmë tërmetin i cili shkatërroi dhe zuri vend thellë në memorien e secilit prej nesh. Kryetari i bashkisë Vorë Gentian Picari me anë të një postimi në rrejtet e tij sociale ka përkujtuar këtë ditë, duke shprehur keqardhjen dhe gjithashtu ka renditur disa prej arritjeve të bëra vetëm gjatë një viti. Postimi i tij thotë kështu:
“Dy vite tërmet, NJË vit pune BASHKË, për t’u ringritur në kohë rekord nga të gjitha prapësitë e asaj fatkeqësie!

Në NJË vit pune, arritëm të rindërtonim 162 banesa individuale, 140 prej të cilave janë në proçes rindërtimi dhe u është dorëzuar granti.

Janë në proçes rindërtimi 2 komplekse pallatesh në Vorë, 1 kompleks pallatesh në Marikaj.

U rindërtuan sipas standarteve europiane 4 institucione arsimore 

Shkolla 9-vjeçare “Ramazan Subashi” Marikaj, Shkolla 9-vjeçare Ahmetaq, 

Kopështi Muçaj,

Kopështi Marqinet. 

Nis ndërtimi pas përfundimit të gjithë proçedurave ligjore, Shkolla 9-vjeçare Vorë dhe Shkolla 9-vjeçare Bërxull të financuar nga Bashkimi Europian. 

Në proçes restaurimi por jo më pak nga rëndësia, Kulla e Sahatit në Kalanë e Prezës, financuar nga Ambasada Amerikane.

Janë akoma shumë për t’u bërë, me ndjesën më të madhe ndaj secilit prej jush, që për vonesën e një sërë proçedurave që janë zinxhir, janë në pritje të rindërtimit të banesës së tyre. 

POR….

Do vijojmë të ndjekim me vëmendje dhe t’i përkushtohemi me përpikmëri çdo qytetari që në pamundësi për të rindërtuar me hap të shpejtë banesën e tij, do trajtohet me bonus qeraje deri në marjen e çelësave të banesës së re.

E gjithë kjo arritje për secilin prej nesh, nuk do ishte e mundur pa mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe Zv. Kryeministrit Ahmetaj, të cilët kanë ndjekur nga afër dhe kanë mbështetur gjithë procesin e rindërtimit.

Mirënjohje të thellë për këdo që ka shtrirë dorën e bashkëpunimit në këtë vit intensiv për t’u ringritur MË TË FORTË DHE MË MIRË NGA SE ISHIM.

FALEMINDERIT PËR SECILIN PREJ JUSH QË ME DURIM DHE ME FORCË BESON NË RINGRITJEN TONË! “

#GentianPicari #1VitBashkë #BashkiaVorë #RingrihemiMëTëFORTË

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button