Vora News

Vorë–Hani i Hotit, nënshkruhet kontrata 8.8 mln euro për mbikëqyrjen e rehabilitimit të hekurudhës

Një bashkim kompanish ndërkombëtare, franceze dhe spanjolle, ka nënshkruar një kontratë me vlerë rreth 8.8 milionë euro për të mbikëqyrur rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë–Hani i Hotit.

Konsorciumi SAFEGE–EPTISA, i përbërë nga SUEZ Consulting dhe EPTISA Servicios de Ingeniería S.L., do të mbulojë shërbimet e konsulencës mbikëqyrëse për projektin.Projekti financohet dhe mbështetet nga institucione ndërkombëtare dhe zbatohet nga Hekurudha Shqiptare(HSH), operatori shtetëror përgjegjës për rrjetin hekurudhor në vend. Roli i konsulentit përfshin mbikëqyrjen e plotë të punimeve civile, si dhe të furnizimit dhe instalimit të sistemeve elektromekanike, duke siguruar përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare, respektimin e afateve dhe kontrollin e cilësisë gjatë zbatimit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button