Vora News

Zëvendësministrja Fino: Shqipëria ka bërë progres të lartë drejt BE-së, mbyllja e kapitujve do arrihet brenda 2027

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, e ftuar në “News Line” u shpreh se Shqipëria ka arritur sukses diplomatik, sa i takon aspiratave të saj për t’u bërë pjesë e BE. Ajo theksoi se hyrja në fazën përmbyllëse të kapitujve tregon një ecuri dhe progres të lartë.

“Moment historik për Shqipërinë. Kemi nisur punën për mbylljen e kapitujve negociues. Ky nuk është vetëm një sukses vetëm diplomatik dhe teknik, por transformimi është i prekshëm dhe BE e vlerëson këtë. Shqipëria ka bërë progres dhe besojmë se do ecim shumë shpejt”,u shpreh Fino.

Gjatë diskutimit, zv.ministrja u shpreh besimplotë se mbyllja e kapitujve do arrihet brenda 2027.

“Ka sfida, por duhet të vijojmë me këtë ritëm, me harmonizim të ligjeve dhe ta mbajmë këtë sportin e BE.  Mbyllim kapitujt brenda 2027. Presim vlerësime të reja nga Komisioni Europian dhe mbajtjen e Konferencave Ndërqeveritare të tjera, të cilat do shënojnë hapa të tjerë në këtë proces”, tha ajo.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button