Vora News

Ruçi për Nanon: I pari që dha dorëheqjen e parevokueshme dhe i la drejtimin gjeneratës së re

Nuk mund të mungonte në homazhet në nderim të ish kryeministrit Fatos Nano, ish kryetari i Kuvendit dhe ish deputeti i PS, Gramoz Ruçi.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Ruçi u shpreh se Nano do të përkujtohet si themelues i PS, reformues i saj dhe politikani që dha dorëheqjen për ti hapur rrugë një gjenerate të re.

Gramoz Ruçi: “Sot është dita që të nderojmë e të përkujtojmë Fatos Nanon, si të parë si themelues i PS, si reformues i PS, si i parë si demokratizues, transformues i PS, si lider i PS në 14 vite kur nuk ka për të ndodhur më që në harkun e 14 viteve, 4 vite t’i kalosh në izolim dhe 8 vite ta mbash forcën politike në pushtet, në dekadën e parë të transformimit të kësaj force politike si asnjë tjetër në Europë.

Do të mbahet mend si i pari që në zgjedhjet e para dhe të fundit që humbi dha dorëheqjen e parevokueshme duke e lënë të lirë forcën politike dhe gjeneratën e re të marrë drejtimin. I hapi rrugën dy djemve të rinj të PS 30 vjeçarë të bëheshin kryeministra. Do ngelet një qytetar ekselent, një politikan race dhe do të mbahet mend si i i pari politikan që në demokraci është persekutuar katër vite. I paharruar kujtimi i vëllait tim Fatos Nano. Sot e kanë nderuar përfaqësues nga Shqipëria dhe bashkëkombësit tanë”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button