Aktualitet

Ngjarja në Velipojë/ 20 të shoqëruar, dyshohet se u përdorën 6 armë

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë si të përfshirë në ngjarjen e rëndë të Velipojës, të cilët dyshohen se ishin bashkë me vëllezërit Ferracaku.

Deri më tani 20 persona janë shoqëruar pasi mund të kenë dijeni rreth konfliktit që çoi në përplasjen me armë mes vëllezërve Ferracaku dhe Gocaj.

Ndërkohë mësohet se në këtë ngjarje mund të jenë përdorur deri në 6 armë.

Sipas informacioneve vëllezërit Ferracaku kanë pasur secili nga një pistoletë sipas dyshimeve dhe dy personat në kërkim dyshohen se kanë qenë të armatosur. Po ashtu edhe vëllezërit Gocaj kanë pasur njeri pistoletë dhe tjetri automatik kallashnikov.

Deri më tani policia ka sekuestruar vetëm një armë, dhe disa prej gëzhojave që janë nga disa armë të ndryshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button