Aktualitet

Zhduket në rrethana misterioze një djalë në Tiranë. Apeli i babait për ndihmë. Emri

Që nga paraditja e djeshme nje 12 vjecar nga zona Bathore në Tiranë ka dalë nga banesa e tij dhe nuk është kthyer më dhe sipas familjarëve rezulton i humbur.

Familjarët të shqetësuar përvec denoncimit në polici deklaruan se djali i tyre është larguar nga shtëpia që në orën 10 të paradites ditën e djeshme dhe nuk kanë asnjë informacion se ku mund të jetë.

Babai i 12-vjecarit Gazmend Tanushi shprehet se janë të merakosur se mos ka pësuar gjë dhe akoma nuk kanë marrë asnjë lajm nga spitalet dhe bën thirrje që të njoftohet për çdo informacion.

“Dua të denoncoj humbjen e djalit tim 12 vjec Ronaldo Tanushi. Djali ka dalë dje nga shtëpia në orën 10:00 te paradites dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Ju lutem publikojeni sa më shpejt. Numri i babait nëqoftëse ka ndonjë informacion është 0683098367, Gazmend Tanushi. Djali ka dalë nga shtëpia e tij ne Bathore dhe sështë kthyer akoma. Ju lutem eshte urgjente dhe kemi shmë merak.”-tha i ati për Ronaldon që shikoni në foto.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button