Aktualitet

Virozat e stinës, mjekja Ameti: Kujdes fëmijët, simptomat janë kolla, sekrecione, këputje trupi

Virozat e këtij sezoni janë shfaqur më agresive, duke krijuar infektime që zgjasin në kohë dhe shoqërohen me një sërë simptomash. Lidhur me situatën gripale në vend është zhvilluar një intervistë me mjeken Hana Ameti.

Në një lidhje me skype me gazetaren Sedjana Huna, Ameti tregon grupmoshat që prekin virozat.

Sipas Dr. Ameti, fëmijët dhe të moshuarit janë më të prekur në këtë sezon virozash duke shprehur se po zhvillojnë komplikacione si bronshiti dhe infeksionet e rrugëve të poshtme respiratore, duke kërkuar trajtim të specializuar.

Prindërit duhet të tregojnë kujdes të veçantë te fëmijët, të sigurojnë hidratim të mirë.

Mjekja Hana Ameti shpjegon se simptomat më të zakonshme që po shfaqen këtë periudhë janë, temperaturë e lartë që mund të zgjasë disa ditë, kollë e fortë dhe e zgjatur, sekrecione të shtuara në rrugët e sipërme respiratore, dhimbje fyti dhe vështirësi në gëlltitje, dobësi e përgjithshme dhe mungesë oreksi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button