Aktualitet

Albin Kurti më në fund tregon hapur pikëpamjen e tij për “Shqipërinë e Madhe”

Fituesi i zgjedhjeve të së dielës në Kosovë, kreu i Vetëvendosjes ka folur hapur për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Në një intervistë televizive, Albin Kurti tha se nëse do kishte mundësinë të votonte për këtë bashkim, vota e tij do të ishte pro.

Por, për Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, kjo ide duhet të kalojë më parë në referendum në të dy shtetet, në mënyrë që qytetarët të vendosin të pavarur.

“Ne ende nuk kemi ligj për referendume në Kosovë, por dy referendume ndërmjet shtetit tonë dhe Shqipërisë do ta zgjidhnin një gjë të tillë”, tha Kurti për Euronews.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button