Kërkim
Kërko në Vora News
Gjej artikujt që të interesojnë nga arkiva jonë.
18 rezultate për “forcat e armatosura”.

Zjarret devastojnë Pukën, Milotin dhe Vlorën — 252 efektivë në terren
Mbi 250 ushtarë të Forcave të Armatosura janë angazhuar sot në luftën kundër zjarreve në disa zona të vendit. Nëntë vatra mbeten aktive.

Zjarret në Shqipëri: 8 vatra aktive, evakuime në Mirditë dhe 4 shtëpi të djegura në Pukë
Situata e zjarreve në vend mbetet kritike me 8 vatra aktive. Në Pukë janë djegur 4 banesa të pabanuara, ndërsa në Mirditë janë evakuuar banorë.

Zjarret në Shqipëri: 7 vatra aktive, situata kritike në Gojan dhe Gjegjan të Pukës
Shqipëria përballet me 7 vatra zjarri aktive, ndërsa situata më e rëndë raportohet në zonat e Gojanit dhe Gjegjanit në Pukë.

5 vatra zjarri aktive në vend, Forcat e Armatosura në terren me helikopterë
Shqipëria po përballet me 7 vatra zjarri në total, 5 prej të cilave mbeten aktive. Rreth 220 forca janë angazhuar në terren, me mbështetje ajrore nga dy helikopterë.

Zjarret në Shqipëri: 8 vatra aktive, mbi 580 forca në terren
Tetë vatra zjarri mbeten aktive në territorin e Shqipërisë, ndërsa mbi 580 forca operacionale janë angazhuar për shuarjen e flakëve.

Forcat e Armatosura në vijën e parë të zjarreve, 100 efektivë në Lurë dhe Dajt
Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për përballimin e vatrave të zjarrit në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit, me qëllim shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e komuniteteve. Sipas…

Zjarret në Shqipëri: 13 vatra aktive, ushtria ndërhyn nga ajri dhe toka
Ministria e Mbrojtjes raporton 13 vatra zjarri ende aktive në të gjithë vendin, me ndërhyrje nga ajri me helikopterë dhe avionë, si dhe qindra efektivë në terren.

Zjarret në Shqipëri: 10 vatra aktive, ndërhyrje masive në Lurë dhe Bulqizë
Dhjetë vatra zjarri mbeten aktive në disa qarqe të vendit, ndërsa operacionet tokësore dhe ajrore vijojnë pa ndërprerje. Parku Kombëtar i Lurës është zona me angazhimin më të madh operacional.

38 vatra zjarri në të gjithë vendin, situata më e rëndë në Lurë, Priskë dhe Elbasan
Zjarret vijojnë të shqetësojnë disa qarqe të vendit. Deri në orën 20:00 janë regjistruar gjithsej 38 vatra, nga të cilat 14 mbeten aktive.

Zjarr i fuqishëm në Krujë, Forcat e Armatosura në terren për të mbrojtur banorët e Abazes
Flakët kanë pushtuar lagjen Abaze në Krujë gjatë natës, duke detyruar Forcat e Armatosura të angazhohen në mbrojtje të banorëve dhe pronës.

Zjarre në të gjithë vendin: 227 forca dhe 3 helikopterë në terren
Forcat e Armatosura kanë angazhuar 227 efektivë, 16 mjete dhe 3 helikopterë për të përballuar vatrat aktive të zjarrit në disa qarqe të vendit.

Zjarr me përmasa të mëdha në Malin e Krujës, Bashkia jep urdhër evakuimi për banorët, flakët rrezikojnë zonat e banuara
Situata e zjarrit në Krujë ka detyruar autoritetet të marrin masa emergjente për mbrojtjen e banorëve.Bashkia Krujë ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të zonës Barabit-Lluban, ndërsa strukturat e…

Rama: 30 vende i drejtohen Shqipërisë për mjete ushtarake të prodhuara këtu
Kryeministri Edi Rama deklaroi se 30 shtete po i drejtohen Shqipërisë për të siguruar mjete ushtarake të prodhimit vendas, duke e quajtur këtë moment një pikë kthese historike.

Lufta me Iranin vë në presion SHBA-në, gjenerali amerikan paralajmëron mungesë forcash për mbrojtjen e Izraelit
Komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Evropë paralajmëroi Pentagonin këtë javë se nuk ka forca të mjaftueshme detare për të vazhduar mbrojtjen e Izraelit nga sulmet me raketa balistike, një…
Rama: Ushtria shqiptare plotësisht e pajisur deri në vitin 2028
Kryeministri Edi Rama njoftoi se deri në vitin 2028 Forcat e Armatosura do të jenë plotësisht të pajisura me mjete dhe kapacitete, nga automjetet deri tek armët e sofistikuara.

Me 75 vota pro, Kuvendi kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë $ nga SHBA
Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF). Marrëveshja, e sjellë nga qeveria, parashikon një hua në shumën 302 milionë dollarë amerikanë, e cila do të përdoret për nevojat e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit. Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi për futjen e marrëveshjes në rendin e ditës për miratim me procedurë të përshpejtuar. “Në rendin e ditës është miratimi, në parim, i marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302,000,000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë”, tha Peleshi. Sipas tij, çdo deputet që dëshiron të njihet me deklaratën e konfidencialitetit të marrëveshjes duhet fillimisht ta firmosë atë dhe më pas mund të ketë akses në përmbajtjen e saj. Gjatë prezantimit të marrëveshjes në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se huaja prej 302 milionë dollarësh përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe përforcon partneritetin strategjik me SHBA-në. “Shqipëria shihet sot si një aleate e besueshme dhe një faktor stabiliteti në rajon. Sot vjen një marrëveshje për ratifikim me një vlerë prej 302 milionë dollarësh, kjo shumë do të përdoret për Forcat e Armatosura. Është edhe garancia që jep kjo marrëveshje. Kredia ka një afat deri në 12 vjet për t’u shlyer. Financimi do të disbursohet gradualisht për nevoja konkrete”, tha Balla. Pas tij, fjalën e mori kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili kritikoi mënyrën e procedimit të marrëveshjes, duke pretenduar se deputetët nuk janë njohur paraprakisht me përmbajtjen e saj. “Na keni ftuar të diskutojmë për një marrëveshje për të cilën na njoftuat tani që mund ta marrim. Ndërkohë rregullorja të detyron t’ia shpërndash deputetëve. Mendoni se Kuvendin do ta shndërroni si grupin tuaj parlamentar, ku Rama ju ka thënë se jeni vetëm kartona, nuk duhet të mendoni, por vetëm të votoni. Kjo s’mund të jetë rregull për Kuvendin, aq më tepër për opozitën”, tha Bardhi. Ai deklaroi se opozita e mbështet marrëveshjen në parim, por kritikoi qeverinë për vonesat, sipas tij, në përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s. “Jemi pro marrëveshjes që rrit investimet në fushën e sigurisë dhe përmbush detyrimet e vendit tonë ndaj NATO-s. Do ta votonim pro marrëveshjen, por ju në vend të NATO-s dhe partneritetit me SHBA zgjodhët inceneratorët. Nuk do të kishim nevojë të merrnim një hua të tillë”, tha Bardhi. Ai propozoi që marrëveshja të shqyrtohej fillimisht në komisionet parlamentare dhe më pas të votohej në një seancë tjetër. Pas njoftimit në sallën e Kuvendit, marrëveshja pritet të kalojë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ndërsa deputetët do të rikthehen në një seancë të dytë plenare, të planifikuar në orën 15:00. Sipas burimeve, për këtë orar janë njoftuar deputetët e Partisë Socialiste.

Trump paralajmëron Iranin dhe Kubën: 'Do ta trajtojmë' çështjen e dronëve
Presidenti Trump konfirmoi se administrata e tij po heton pretendimet se Irani ka armë të vendosura në Kubë, duke paralajmëruar veprim nëse konfirmohet.

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën
Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për GazënKëshilli i Ministrave ka miratuar projektvendimin për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë në përbërje të brigadës shumëkombëshe në Rumani. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili theksoi se ky hap përbën një angazhim shtesë të qeverisë shqiptare në kuadër të sigurisë kolektive të NATO-s. Sipas ministrit, prania e trupave shqiptare do të shërbejë për forcimin e sigurisë në territorin rumun dhe vjen në vazhdën e pjesëmarrjes së vazhdueshme të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare të Aleancës. “Sot në Këshillin e Ministrave u miratua projektvendimi për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura te brigada shumëkombëshe që ndodhet në Rumani. Ky projektvendim është një angazhim shtesë i qeverisë shqiptare në misionet kombëtare. Jam i bindur që ky mision shtesë është në vazhdën e gjithë misioneve të tjera që ne kemi. Angazhimi i trupave tanë do të jetë i tillë që do të forcojë sigurinë në territorin e Rumanisë, është gjithnjë në kuadër të sigurisë kolektive të Aleancës”, tha Nufi. Ministri Nufi tha gjithashtu se javën e ardhshme Këshilli i Ministrave do të marrë vendimin zyrtar për dërgimin e trupave shqiptare në Gaza, ku në fazën e parë Shqipëria është e angazhuar të dërgojë oficerë shtabi. Shqipëria a do të dërgojë dhe kur do të dërgojë trupat në Gaza dhe nëse është përcaktuar vendi se ku? “Javën që vjen Këshilli i Ministrave do të marrë vendimin për dërgimin e trupave në Gaza. Shqipëria ka marrë një angazhim dhe angazhimi lidhet me faktin që ne do të dërgojmë oficerë shtabi. Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre trupave. Kemi bërë një verifikim në terren, për rrethanat dhe kushtet në Gaza. Pas atij misioni ne do të dërgojmë oficerët e shtabit. Me dërgimin e këtyre forcave do të bëhet edhe angazhimi i trupave konkretë. Atje do të jemi në gjendje që të përcaktojmë se sa trupa do të dërgohen dhe ku do të dërgohen specifikisht, si dhe misioni konkret që do të zhvillojnë”, shtoi ministri Nufi.