Vora News

Zyrtare/ Temperatura 47 gradë celsius në Greqi. Zjarret pushtojnë vendin, por Kryeministri ka një kërkesë për popullin e tij

Temperatura si rrallëherë kanë goditur Greqinë. Vapë, zjarre, territore që bëhen shkrumb e hi. Kjo është panorama.

Sipas meteorologëve temperaturat do të shkojnë deri në 47 gradë celsius. Qytetarët grekë po kosnumojnë shumë energji për të përdorur kondicionerët për të shuar vapën ekstreme dhe kjo ka shtuar alarmin e qeverisë së Athinës, pasi mund të parashikohet dhe uljen e burimeve të furnizimit me energjinë elektrike.

Sipas mediave greke, kryeministri grek Micotaqis ka mbledhur me urgjencë Qendrën Kombëtare Kontrollit të Energjisë për të disktuar mbi situatën energjetike.

Menjëherë pas takimit, Kryeministri deklaroi se “ne po përballemi me valën më të keqe të të nxehtit që nga viti 1987 dhe kjo ka rezultuar në një barrë të konsiderueshme në sistem pasi është rritur shumë konsumi. Unë dua të siguroj të gjitha gratë dhe burrat grekë se gjithçka që është njerëzisht është e mundur të bëhet për të siguruar që furnizimi me energji elektrike i vendit është bërë”.

Sakaq, ai gjithashtu kërkoi ndihmën e konsumatorëve në mënyrë që ata- sa më shumë që të jetë e mundur – të zvogëlojmë kërkesën kryesisht gjatë orëve të pikut, domethënë në mesditë nga 1 në 3, por kryesisht në mbrëmje nga 6-7 pasdite deri në 10 – 11 në mbrëmje. Ai madje dha udhëzime specifike që do të kontribuojnë në këtë përpjekje. “Ne mund të ndihmojmë duke rregulluar temperaturën e kondicionerit tonë në një konstante 26 gradë, duke e fikur – sa më shumë që të jetë e mundur – ngrohësit elektrikë të ujit, veçanërisht gjatë natës midis 7 dhe 10 dhe duke kufizuar sa më shumë konsumin e përgjithshëm. Për të fikur dritat veçanërisht në ato orë “, tha Micotaqis, dukei lidhur këto masa me mos ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button