Këtë javë na pret dëbora! Po vijnë rrymat e ftohta nga Europa, ja si pritet të ndryshojë moti dhe temperaturat në ditët e ardhshme

Java e ardhshme do të sjellë të ftohtin në Shqipëri.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se në të gjithë vendin do të ketë reshje shiu të herëpashershme.
E hëna dhe e enjtja do të shoqërohen me rrebeshe.
Sipas SHMU, në Mesdhe shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës.
Të enjte parashikohen reshje dëbore në veri e verilindje të vendit që përkojnë më dëborën e parë të këtij sezoni.
Dëbora do të prekë vendet me lartësi deri në 900 metra.
Era e fortë është gjithashtu një tipar i motit që do të pushtojnë vendin tonë këtë javë.
Në brigjet detare, ajo do të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 në ballë. Temperaturat pritet të jenë mjaft të ulëta dhe do të zbresin deri në dy gradë.





