Aktualitet

Nesër nis viti i ri akademik, studentët e pedagogët rikthehen në auditore, rektori Artan Hoxha: Vaksinohuni!

Viti i ri akademik nis këtë të hënë, ndërsa kusht për të ndjekur mësimin në auditorë është që studentët të jenë të vaksinuar apo të paraqesin një test PCR.Pas një periudhe të gjatë shkëputje nga 

mësimi fizik në auditorë, studentët rikthehen në godinat e fakulteteve, duke i thënë lamtumire mësimit online.

Rektori i universitetit më të madh në vend, profesor Artan Hoxha, përpos urimit për fillimin sa më mbarë të vitit të ri akademik, thirrje u bën studentëve, por edhe pedagogëve, që të vaksinohen. Qendrat e vaksinimit janë hapur në cdo fakultet.

Ne po kthehemi ne auditor, nje vendim i veshtire po i duhur ju do vazjdoni me përgjegjshmëri vaksinimin. Dua te uroj fillimin e vitit te ri akademik. Uroj ata vajza dhe djem qe i bashkohen UT, ju siguroj qe keni bere zgjedhjen e duhur, sot ky institucioni me i madh dhe me i rendesishem.

Te dashur koleg, mbarevakjta e viti respektoni masat, përpara jetës asgjë nuk ka me rendesi do tregojmë korrektese, u bej thirrje t’i drejtoheni qendrave te vaksinimit ne cdo fakultet, bashke do ja dalim”, shprehet rektori Hoxha.

Të premten, rektori Hoxha tha gjatë konferencës për shtyp, se do të lejohen në auditorë të gjithë ata studentë që paraqesin certifikatën e vaksinimit, që janë me test PCR negative, ose që paraqesin një vërtetim nga mjeku për pamundësinë e kryerjes së vaksinës.

Rektori theksoi se do të lejohen në bankat e auditorëve edhe ata studentë të cilët kane marre vetëm dozën e parë të vaksinës.

Sakaq, zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka thene se neper fakultetet do te kete specialiste shkencore qe do u pergjigjen studenteve skeptike per dobinë e vaksinave anticovid.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button