Aktualitet

Progres-raporti i KE-së për Shqipërinë/ Rama konferencë me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca

Pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca do të zhvillojnë një konferencë për median sot në orën 09.15 në Kryeministri. Po ashtu, ditën e sotme do të zhvillohet edhe takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE).  Fjala përshëndetëse do të mbahet nga Kryetarja, Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla.

Më pas do të jetë Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka si dhe Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian, për të informuar anëtarët dhe të ftuarit e përherëshëm të KKIE mbi hapat për ndjekjen e rekomandimeve të këtij raporti.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button