Aktualitet

“Nëse Berisha merr PD, a do të bashkëpunoni me opozitën?” Ja si përgjigjet kryeministri Rama

Përsa i përket bashkëpunimit me opozitën, kryeministri Edi Rama tha se qasja e tij me kundërshtarët nuk është një qasje që lidhet me një person apo me një grup njerëzish.

Pyetje: Do të ishte e njëjta ofertë për të bashkëpunuar edhe nëse Berisha merr PD?

Edi Rama: Qasja ime e re me opozitën nuk është një qasje që lidhet me një person apo me një grup personash. Është një qasje që lidhet me domosdoshmërinë që kultura politike në Shqipëri të lehtësohet nga barra e rëndë e të shkuarës nga pesha e rëndë e baltës që e ka karakterizuar në tërësi jetën tonë politike dhe bashkëjetesën tonë politike. Kështu që nuk shoh pse duhet ta kemi këtë dilemë.

Është çështja e tyre se kush zgjidhet, kush nuk zgjidhet. Kreun e Partisë Demokratike e zgjedhin anëtarët e PD, forumet e PD. Nuk e zgjedh unë, nuk e zgjedh Partia Socialiste. Nëse do të ishim ne që do zgjidhnim sigurisht asnjëri nga këta janë apo pretendojnë të bëhen, nuk do të ishin të denjë për Partinë Demokratike sepse nuk janë në fakt për historinë dhe anëtarësinë e shëndetshme të PD-së. Qasja ime e re me opozitën nuk është një qasje që lidhet me një person apo me një grup personash.

Është një qasje që lidhet me domosdoshmërinë që kultura politike në Shqipëri të lehtësohet nga barra e rëndë e të shkuarës nga pesha e rëndë e baltës që e ka karakterizuar në tërësi jetën tonë politike dhe bashkëjetesën tonë politike. Kështu që nuk shoh pse duhet ta kemi këtë dilemë. Është çështja e tyre se kush zgjidhet, kush nuk zgjidhet. Edhe njëherë, nuk është çështje personash. E para kjo, dhe e dyta nuk dua të komentoj për këtë.

Për mua është një fatkeqësi në zhvillim e sipër në Partinë Demokratike që vërtetë të lë një shije të hidhur sepse katandisja e një partie që lindi si forca e re e shpresës dhe të së ardhmes në një zonë të zymtë ku klith e shkuara është vërtetë për të ardhur keq dhe ka në vetvete një shëmti të madhe. Janë gjëra që ndodhin për fat të keq.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button