Termometri do të shënojë me minus, ja si do të jetë moti sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë veriore. Moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash të larta transparente deri në orët e mesditës më pas mbizotron mot i kthjellët. Për shkak të masave ajrore të thata e të ftohta me origjinë veriore pritet prezencë të ngricave të forta në akset rrugore. . Në orët e mengjesit prani të mjegull/ mjegullinë në zonat luginore. Era do të jetë me drejtim i veri – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 10 -12m/s, ndërsa valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -4 deri 10°C
në zonat e ulëta -4 deri 15°C
në zonat bregdetare 0 deri 13 °C




