Aktualitet

Kryebashkiaku Elton Arbana:Takim me të rinjtë e Shijakut.

Në një postim në facebook kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana ka treguar se ka patur një takim me të rinj, për të dëgjuar idetë e tyre dhe për të diskutuar projekte të ndryshme ku përfshihen të rinjtë. 

Postimi: 

Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me të rinjtë, të dëgjosh idetë e tyre, sugjerimet, kërkesat mbi problematikat që kanë, si një zë i rëndësishëm i komunitetit. 

Sot folëm me pjestarët e Qeverisë së nxënësve të dy gjimnazeve “16 Shtatori” Shijak dhe “Kajo Karafili” Maminas. 

Diskutuam problematika konkrete për t’i dhënë zgjidhje si dhe rëndësinë e krijimit të Këshillit Rinor, për përfshirjen aktive të sa më shumë të rinjve që duan të jenë pjesë e vendimmarrjeve qytetare në bashkinë Shijak. 

Rinia është e ardhmja jonë!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button