Aktualitet

Italia jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Duke nisur nga viti 2023 qeveria italiane do të njohë vitet e punës në vendin tonë. Kjo do të favorizojë emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinjë duke u dhënë të drejtën e pensionit në momentin që mbushin moshën e përfitimit. Senati tashmë ka miratuar fondin e propozuar nga kabineti i ministrave, teksa pritet dhe miratimi i marrëveshjes mes dy shteteve.Qeveria italiane do të pranojë marrëveshjen me Shqipërinë për njohjen dy palëshe të viteve të punës për efekt të daljes në pension.Madje senati ka miratuar fazën e parë duke i dhënë votat pro relacionit të buxhetit për 10 vitet e ardhshme ku kryeministri Mario Draghi ka parashikuar 136 milionë euro për zbatimin e paktit me shtetin shqiptar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button