Berisha i shqetësuar për banorët e “5 Majit”, trondit gazetari: Sali, ti sot banon mbi varrin e parakohshëm të aktores shqiptare

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa u rikthye sot në Kuvend, shprehu shqetësimin për situatën e krijuar te lagja “5 Maji” në Tiranë ku disa banorë protestojnë për shpronësimet e banesave të tyre.
Lidhur me këtë situatë gazetari Sokol Balla ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeministri Sali Berisha.
Gazetari shkruan në Tëitter se pallati ku jeton sot Berisha ëshët ngritur mbi truallin e aktores së ndjerë Elida Cangonji, që sipas tij iu grabit nga gjykata nën qeverisjen e PD.
Reagimi i Ballës:
Berisha: “Ndertuesit private e publike duhet te merren vesh me banoret”.
Pyetje: Sali, a e njeh Elida Cangonjin? Sot Ti banon jo thjesht ne pallatin e ngritur mbi shtepine qe iu grabit asaj nga ndertuesit e gjykata jote, por varrin e vdekjes se saj te parakohshme nga trishtimi!




