Aktualitet

Zgjerohet harta, sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka arritur në 2315 hektarë

Harta e përmbytjeve në bashkinë e Shkodrës është zgjeruar përsëri ditën e sotme. Bashkia ka njoftuar se sipërfaqja totale e përmbytur ka arritur në 2315 hektarë. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 metër.Rruga që lidh fshatrat Shirq-Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 1 metër. Ndërkaq 40 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Kjo është dita e 19-të në të cilën Shkodra përballet me përmbytje.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button