Aktualitet
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër në Vlorë. Burime për gazetarin Elton Nikaj bëjnë me dine se ka ngjarja ka ndodhur në zonë e “Ujë Ftohtë” tek një lavazh.
Pas një konflikti të çastit 43-vjeçari ka qëlluar me armë në ajër. Policia ka shoqëruar autorin dhe pronarin e lavazhit, për të dhënë dëshminë në lidhje me konfliktin.
“Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho, dyshohet se shtetasi A.Sh, 43 vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi”, thuhet në njoftimin e policisë.




