Aktualitet

Protesta e 8 Janarit/Pas Berishës e Nokës, dëshmojnë sot në Prokurori Basha e Bardhi

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjitshëm i kësaj force politike, Gazmend Bardhi pritet sot të paraqiten në Prokurorinë e Tiranës, ku do të merren në pyetje në lidhje me atë se çfarë ndodhi në protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-Kryeministri Berisha.Ky i fundit, u thirr për të dëshmuar 

në Prokurori ditën e djeshme, ku për rreth tre orë ka dhënë versionin e tij për atë se çfarë ndodhi më 8 janar, ndërsa pas daljes nga aty, në një prononcim për mediat, ku se dëshmoi në Prokurori se brenda Selisë së PD kishte njerëz të armatosur në mbrojtje të Lulzim Bashës ndërkohë që armët sipas tij i largoi Basha me makinën e tij.

Po ditën e djeshme, menjëherë pas Berishës, në Prokurorinë e Tiranës u paraqit edhe deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili po ashtu u pyet mbi protestën e 8 janarit.

Kujtojmë se, deputeti Flamur Noka dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, janë nën hetim, por për vepra të ndryshme penale, ndërsa mbi Bashën e Berishën, hetuesit nuk kanë ngritur asnjë akuzë, por ata janë marrë thjesht në pyetje për shkak të deklaratave që kanë bërë së fundmi.

Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim.

Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike, por sot edhe të arrestuarit janë liruar nga Gjykata.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button