Qeveria jep 700 milionë lekë për kompensimin e ish-pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një fond prej 700 milionë lekë për kompensimin e ish-pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara.
Nga ky vendim prekën ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Jug, Berat, Tiranë Veri, Kamzë-Vorë, Elbasan, Tiranë Rurale 1, Vlorë, Durrës, Zonat e Stimuluara, Gjirokastër, Kavajë, Kukës, Lezhë dhe Fier
Ish-pronarët e tokës ku janë kryer legalizimeve do të përfitojnë 69 958,01 për m².
Vendimi do të vihet në zbatim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave.
Fondi për kompensimin e pronarëve janë të ardhura që kanë mbledhur drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore në favor të objekteve informale që legalizohen.
Legalizimi i ndërtimeve pa leje, ka qenë një prej premtimeve më të mëdha të Partisë Socialiste në zgjedhje e vitit 2013, që e rikthyen në pushtet pas 8 vite në opozitë.
Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pati disa herë tentativa për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, por që nuk u arrit asnjëherë.




