Ministrja Kushi publikon DATAT e provimeve të maturës, ja sa pikë duhet të marrësh për të kaluar

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, gjatë një takimi me maturantë të gjimnazeve të ndryshme në vend ka prezantuar Rregulloren e Maturës Shtetërore 2022 dhe ka publikuar datat e provimeve për maturantët.
Në 9 Qershor maturantët do të zhvillojnë testin e Gjuhës së Huaj; në 11 Qershor për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë; 17 qershor për Matematikën dhe 24 qershor për lëndët me zgjedhje.
Në total testi i maturës do të ketë 60 pikë, ku pyetjet me zhvillim kanë 40 pikë dhe ato me alternative 20. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale. Për të kaluar, një maturant do të duhet të marrë 25% të pikëve të testit.
Ministrja Kushi u shopreh se vlerësimet e testeve do të bëhen për një kohë të shkurtër, në mënyrë që studentët që duan të studiojnë jashtë t’i marrin diplomat përpara korrikut.




