Aktualitet
Rama publikon fotot nga ura e re e Tapizës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto në rrjetet sociale të përfundimit të punimeve për ndërtimin e Urës së Tapizës, pjesë e aksit rrugor Tiranë-Fushë Krujë.
“Mirëmëngjes dhe me urën e re të Tapizës tanimë e përfunduar si pjesë e aksit Tiranë-Fushë Krujë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ura e Tapizës e cila cilësohet si ura që lidh kryeqytetin me veriun e vendit u shemb rreth një vit më parë për shkak të gjendjes që përbënte rrezik për shoferët që kalonin përmes saj.
Gjatë kësaj kohe qarkullimi në këtë aks rrugor është bërë përmes një rruge alternative në anë të urës.





