Aktualitet

PS dhe PD fitojnë nga tre bashki”, sondazhi nga PIPOS për 6 Marsin: “Shtëpia e Lirisë” dhe Berisha nuk marrin asnjë

Për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në vendin tonë është publikuar sondazhi i parë, i cili ndan bashkitë mes dy forcave kryesore, PD dhe PS.

Ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë” e LSI dhe Sali Berisha nuk fitojnë asnjë bashki.

Sipas sondazhit të realizuar nga PIPOS në Prishtinë, Partia Demokratike fiton tre bashki të mëdha, Durrësin, Dibrën dhe Shkodrën. Ndërsa Partia Socialiste, Rrogozhinën Lushnjën dhe Vorën.

Sondazhi tregon qartësisht situatën jo pozitive dhe vlerësimet negative ndaj qeverisjes aktuale në këto Bashki në nivel lokal ku asnjë Kryetar aktual bashkie nuk merr më shumë se 40% vlerësim pozitiv të punës së tij.

Pyetja që ju drejtua votuesve të këtyre bashkive ishte: Ju lutem na thoni, nëse zgjedhjet për Kryetar Bashkie do mbaheshin sot, ju për cilin kandidat do të votonit?

Ka një interes të shtuar të opinionit publik për të parë se sa është ndikimi i ndarjes së Partisë Demokratike nga largimi i Berishës dhe Lëvizjes së tij Foltorja.

Hulumtimi i opinionit publik është zhvilluar në datat 1 deri 12 shkurt 2022 me mostër përfaqësuese prej 1050 respodentësh për secilën prej 6  Bashkive veç e veç.

Teknika e anketimit e përdorur në këtë hulumtim ka qenë intervista të drejtëpërdrejta sipas metodës së rastësisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button