Aktualitet

Aktori i njohur thirrje të rinjve: Nuk ulen çmimet duke parë telenovela turke, bashkohuni me ne!

Aktori Florian Binaj i është bashkuar protestës së zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë, ndërsa i ka bërë thirrje të rinjve ti bashkohen protestës dhe të mos qëndrojnë në kafe.

“Faleminderit të gjithëve që keni ardhur sot këtu, për t’i treguar të gjithë atyre të rinjve e të rejave që nuk ulen çmimet duke pirë kafe. Nuk ulen çmimet duke parë telenovela turke. I them të gjithë të rinjve e të rejave që Shqipëria është atdheu juaj. Ejani këtu, bashkë me ne . Ndërkohë që ne protestojmë këtu liderin e kemi në Dubai. Ndërsa në Ukrainë po zhvillohet luftë presidenti i Ukrainës i jep shpresë njerëzve , ndërsa ky i jonë thotë shtrëngoni dhëmbët”, tha aktori.

Binaj është shfaqur me një pankartë në të cilën shkruhej:

Basha: Unë s’kam humbur asnjë betejë

Rama: Unë s’kam rritur asnjë taksë

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button