Aktualitet

Çmimi i naftës 258 lekë për litër, qytetarët paralajmërojnë protestë: Në orën 12:00 fikni makinat

TIRANË– Çmimi i naftës ka arritur në maksimum duke u shitur me 258 lekë për litër dhe kjo ka bërë që qytetarët të paralajmërojnë në protestë. Sot në orën 12:00 është bërë thirrja në rrjetet sociale që të gjithë të fikin makinën në çdo qytet ku ndodhen, si shenjë revolte kundër rritjes së çmimit.Kjo nuk është hera e parë që

qytetarët protestojnë dhe ka qenë pikërisht protesta e tyre që ndikoi që qeveria të krijonte Bordin e Transparencës me qëllim që të mbante nën kontroll çmimet, por nuk kanë munguar kritikat, 

Gjatë ditës së djeshme, Bordi i Transparencës vendosi çmime të reja për naftën, benzinën dhe gazin. Nga dje shqiptarët e kanë blerë naftën me 258 lekë/litri, benzinën me 243 lekë/litri dhe gazin 86 lekë/litri.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button