Aktualitet

Rama del e mbledh vetë mbeturinat në Vlorë: Turistët s’mund të shohin këtë pamje, vetëm 3 minuta e ndajnë turpin nga

Siç nuk e kemi parë ndonjëherë! Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një ambient sportiv publik në qytetin e Vlorës, ndërsa i është përveshur punës, ku ka pastruar ambientin që ishte mbushur me plehra. Ka qenë vetë Rama që ka postuar videon në fjalë, duke e shoqëruar me një mbishkrim; ‘Pa koment’.

Pasi mblodhi të gjitha mbeturinat e hedhura përtokë, Rama dha edhe një mesazh të qartë, duke shigjetuar kështu edhe Bashkinë e Vlorës. Ai tha se është turp që turistët shqiptarë dhe të huaj të shohin mbeturina përtokë.

“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por dhe një bashki. Ata që luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe mos t’i heqin të paktën. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë dhe para se të lindin dielli, turistë të huaj e shqiptarë që ta shohin këtë pamje që është turp.”, tha Rama.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka pasur ‘përplasje’ në distancë me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Kjo gjë është parë edhe në mungesën publike të Lelit, gjatë vizitave të Ramës në qytetin bregdetar.\

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button