Aktualitet

Ekskluzive/ Emri, kush e zëvendëson Bajram Begajn si shef shtabi i ushtrisë

Gjeneral brigade Arben Kingji pritet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu nga një burim në Ministrinë e Mbrojtjes mëson se me propozim të Kryeministrit Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj pritet të dekretojë Gjeneral brigade Arben Kingjin në këtë detyrë.

Gjeneral brigade Arben Kingji mbante deri tani detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Më herët ai ka qenë Komandant i Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.Gjeneral Brigade Arben Kingji zëvendëson në këtë detyrë Bajram Begaj, i cili u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë. VoraNews

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button