AktualitetPolitikë

Basha diskuton me komisioneren e BE-së, Rama: Dikush në Bruksel të reagojë

Tiranë- Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj kreu të PD-së dhe ndaj Komisioneres së BE-së përInovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriela, ku kjo e fundi pati një tryezë diskutimi me Bashën.

Rama ka kërkuar që Brukseli duhet të porosisë komisionerët që të mos harxhojnë kohën e punës për të bërë video elektorale me kreun e PD-së.

Sipas Ramës, Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe sipas tij pret që ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e ka gabim.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!

Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button