Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në Durrës, i vendoset tritoli lokalit të Noizyt

Një sasi lënde plasëse i është vendosur lokalit në Durrës të reperit të njohur, Noizy.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Nga të dhënat e para, raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës.

Kujtojmë se ky shpërthim vjen dy ditë pas sherrit të reperit Noizy me reperin tjetër Kleviol Ahmeti, i njohur si  “Cllevio Serbiano”.

Një video e publikaur në media tregonte se si Noizy kishte dhunuar Cllevion i cili ditën e djeshme bëri me dije se si pasojë e dhunës së ushtruar nga reperi kishte pësuar mpiksje gjaku në kokë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button