Aktualitet
Dallëndyshe Bici rikthehet në krye të IKMT-së

Dallëndyshe Bici, deri dje zëvendës ministre e Mbrojtjes, është rikthyer sot në krye të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Drejtuesi Ajet Zyberaj ka dhënë dorëheqjen dhe në ambientet e institucionit është shfaqur Bici.
Mediat raportojnë se vetëm një ditë pas largimit nga kabineti qeveritar, Dallëndyshe Bici rikthehet përsëri në krye të institucionit që e drejtori deri pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ajo ishte në listën e PS për deputete por nuk arriti të fitonte.
Më 14 maj të vitit 2021 ajo u larguar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe vendin e saj e zuri ish-drejtuesi i Policisë Ajet Zyberaj. Ky i fundit mësohet dhe është dorëhequr nga IKMT-ja për t’i hapur rrugë rikthimit të Dallëndyshe Bicit.




