Aktualitet

Thellohet tragjedia në Klos, pas 17-vjeçarit ndërron jetë dhe babai në spital

Është thelluar tragjedia në Klos, pasi pas 17-vjeçarit Kenado Shira ka ndërruar jetë dhe babai i tij, Ilir Shira.

llir Shira mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat me armë. Edhe pse u dërgua menjëherë në spital ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Mësohet se masakra mund të ketë ndodhur për shkak të përplasjes së fisit Mjeshtri me Shira, të cilët edhe më parë kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin për prona. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje dyshohet se është Besnik Mjeshtri.

Ngjarja u shënua pak orë më parë, ku humbi jetën në vend 17-vjeçari, ndërsa tani ka ndërruar jetë dhe babai i tij, ndërsa një tjetër është i plagosur dhe ndodhet në spital

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e kësaj tragjedie, si dhe për të bërë të mundur arrestimin e autorit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button