Aktualitet

Porositi 137 kg kokainë nga Amerika Latine, arrestohet i kërkuari Gentian Malindi

Policia ka arrestuar Gentian Malindin, i cili ka qenë në kërkim për një sasi prej 137 kg kokainë të kapur në vitin 2019 në Portin e Durrësit.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se ai është ndaluar në afërsi të Vorës, ku lëvizte i vetëm me një automjet.

Pak kohë më parë, Gjykata e Posaçme pezulloi çështjen ndaj tij, për shkak se ishte në arrati.

Kokaina u pikas nga policia greke, të cilat bënë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.

Më pas, u mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

Gjykata e Posaçme në qershor 2021 pezulloi çështjen ndaj Gentian Malindit, pasi i pandehuri ishte në arrati.

Ndërkohë vijon procesi për 2 të bashkëpandehurit e tjerë, Ardian Begën dhe Altin Myslihakën.

Kujtojmë se kokaina u pikas nga policia greke, të cilat bënë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.

Më pas, u mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button