Aktualitet

Sa të rrezikuar jemi nga “Ethet e Nilit”, ISHP: Më pak se 1% e të prekurve sëmuret rëndë

Pas rikthimit të Etheve të Nilit Perëndimor në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka qetësuar popullatën duke publikuar disa të dhëna shkencore në lidhje me shkallën e  rrezikut që mund të kenë personat që mund të pickohen nga një mushkonjë e infektuar me virusin e Nilit perëndimor.

Sipas ISHP 80 përqind e njerëzve të infektuar me këtë virus nuk kanë simptoma, rreth 20 përqind kanë simptoma të lehta ndërsa vetëm më pak se 1 përqind e të infektuarve mund të sëmuren rëndë me prek të sistemit neurologjik.

“ Pas moshës 60 vjeç apo persona që kanë dëmtime të imunitet si diabet, alkoolist apo persona me kancer tek këta mund të shfaqen format të prekjes së sistemit nervor qendror sikur encefalite apo meningite” u shpreh Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button