Aktualitet
Natë e tensionuar dhe panik në veri të Kosovës, shpërthime dhe të shtëna me armë

Në veri të Kosovës, pas sulmit të armatosur pranë liqenit të Ujmanit ndaj patrullës së Policisë, në mesnatë janë dëgjuar edhe dy shpërthime të fuqishme.
Një prej shpërthimeve u dëgjua rreth orës 1:30 pas mesnatës dhe tjetri në ora 3:00 janë dëgjuar afër Zveçanit, ndërsa në drejtim të Zubin Potokut ka pasur edhe të shtëna armësh.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë prezentë nëpër lagjet e banuara me popullatë të përzier në veri, duke ruajtur qetësinë dhe rendin publik, si dhe duke ofruar siguri për të gjithë banorët pa dallim.




