Aktualitet

Mos dilni pa çadër, zonat ku parashikohen reshje shiu

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të mbetet sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët ku më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat veriore dhe ekstremin Jugor të Shqipërisë.

Në zonat e thella malore do të shfaqen reshje dëbore, kryesisht në veri-verilindje. Orët e pasdites vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim  3 – 4 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button