Aktualitet

Tragjedia në La Mansh, reagon MEPJ: Mes të mbyturve nuk ka asnjë shqiptar

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të mërkurë në Kanalin Anglez, ku si pasojë e mbytjes së një varke, humbën jetën 4 emigrantë.

Pyetur nga Euronews Albania, ky institucion bëri të ditur se asnjë nga viktimat, nuk ka kombësi shqiptare. Sipas disa informacioneve jo zyrtare, thuhet se një i mbijetuar, është shtetas shqiptar.

Katër persona janë mbytur pasi një varkë me emigrantë u ndodh në vështirësi teksa po kalonte Kanalin Anglez.
– Advertisement –

Sipas informacioneve të fundit, 43 persona janë shpëtuar, 30 prej të cilëve ndodheshin në ujë. Një operacion madhor kërkim-shpëtimi u zhvillua në ujërat mes lokalitetit të Kentit dhe Francës, nën kushte të vështira moti.Episodi i rëndë vjen një ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak njoftoi strategjinë e re për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm përmes La Manshit, duke e vënë theksin tek fluksi i emigrantëve shqiptarë. VoraNews

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button