Aktualitet

Ahmetaj reagon për herë të parë pas akuzave: Klodian Zoto nuk është miku im, dikujt nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e mia si ministër

Teksa akuzat ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, për qëndrime të tij në hotele jashtë vendit, të paguara nga Klodian Zoto, po kurizojnë të gjithë, Ahmetaj ka reaguar për emisionin “Të paekspozuarit”.

Autori Ylli Rakipi, tha se ai ka reaguar duke hedhur poshtë faktin se sipas tij, bëhet fjalë për dokumenta jo origjinale dhe mohon të ketë udhëtuar ndonjëherë me Klodian Zoton apo të ketë përdorur kartën e tij.

Ahmetaj thotë se sulmi ka lidhje me detyrën e tij dhe mund të jetë e nxitur nga persona që nuk kanë pëlqyer qëndrimet e tij zyrtare si ministër, ose mund të bëhet fjalë për gjobëvënie.

Nuk jane dokumente origjinale. As kam udhëtuar e as kam përdorur kartën e ndokujt. Nuk kam asnjë lidhje me procedurën.

Dikujt nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e mia zyrtare si ministër.

Ndoshta bëhet fjalë edhe për gjobëvënie.
Nuk kam udhëtuar kurrë me Zoton dhe as kam përdorur kartën. Një tufë me media i marrin të mirëqena letrat.
Unë kam udhëtuar vetëm me miq dhe ish miq të mi, e Zoto nuk është as njëra as tjetra.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button