Aktualitet

Noterët paralajmërojnë rritje të çmimeve

Tarifat e noterëve do të rriten. Fatmir Lacej, Nënkryetari I Dhomës së Noterëve thotë se arsyeja sipas tij është rritja e kostove të shërbimeve, përfshirë këtu dhe përdorimin e sistemit elektronik, që ndryshe nga ato qeveritare, i rezistoi hakërimit.

Laçej sqaroi në Scan se rritja nuk do të jetë në bllok, por për tarifa të veçanta. Pra jo për shërbime që i ofrohen shtresave vulnerabël, sidomos pensionistëve.

Pavarësisht kërkesës së noterëve tarifat vendosen përfundimisht nga ministrat e Drejtësisë dhe Financave. Laçej megjithatë nuk u kursye në akuzat për korrupsionin në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button