Aktualitet

U shpëtua pas 248 orësh nën rrënoja, Erdogan telefonon 17 vjeçaren: Do të vij të të takoj së shpejti!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan telefonoi 17 vjeçaren Aleyna Ölmez, e cila u shpëtua pas 248 orësh nga rrënojat e tërmetit.

Gjatë bisedës telefonike kreu i shtetit turk, i tha Aleynas  që do të shkojë ta vizitojë personalisht kur ajo të kthehet në Ankara nga Stambolli.

“Ju uroj shërim të shpejtë. Ne do të takohemi shumë shpejt. Lutjet tona janë për të gjithë pacientët. Ju keni një emër shumë të bukur, në zyrën time në Presidencë kam një tabelë ku shkruhet emri juaj “Aleyna”, i ka thënë Erdogan vajzës së mbijetuar.

Kjo e fundit e falenderoi presidentin Erdogan për telefonatën dhe mbështetjen.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button