Aktualitet

Emigrantët e Shijakut përshtypje pozitive për punët e bëra për qytetin.

Elton Arbana, kryetari i bashkisë Shijak ka treguar për komunikimin që ka me emigrantët e Shijakut. Në një postim në facebook ai shprehet:

Më ndodh shpesh të flas me shijakas që kanë emigruar, kryesisht në Itali, por dhe në vende të tjera të botës. Shumë prej këtyre familjeve kanë përfituar shtëpi të re nga procesi i rindërtimit.

Ata theksojnë se sa ka ndryshuar Shijaku në një kohë kaq të shkurtër. Shprehin mirënjohje për punën e bërë me rindërtimin pas tërmetit.
Ne shkëmbejmë gjithnjë eksperienca duke sjellë më të mirën për qytetin tonë.

Faleminderit për përshtypjet pozitive që shprehni!

Së bashku për të ardhmen e Shijakut!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button