Aktualitet

Tërmeti i fortë “shkund” Italinë Jugore

Një tërmet me magnitudë 4.6 u regjistrua dje rreth mesnatës në jug të Italisë, në Molise. Mediat italiane raportojnë se epiqendra ishte në provincën e Campobasso. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti kishte një thellësi prej 23 kilometrash.Tërmeti është ndjerë edhe në disa zona të tjerë si Campania, Puglia, Abruzzo dhe Lazio. Tërmeti shkaktoi panik tek banorët, të cilët dolën menjëherë në rrugët e vendit. Autoritetet italiane, nga kontrollet e para të kryera, raportojnë se nuk ka dëmtime në shtëpi apo njerëz./

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button