Blerim Shera nis fushatën në Bërxullë
Kanditati socialist Blerim Shera ishte në një takim në Bërxullë, ku gjatë takimit renditi disa nga punimet e kryera vitet e fundit dhe projektet të cilat do kryhen mandatin e ardhem duke votuar partinë socialiste
POSTIMI
Gjatë bashkëbisedimit me banorët e fshatit Bërxullë, ku mes nesh ishin të pranishëm edhe simpatizantë të cilët të zhgënjyer nga bindjet e tjera politike, i pritëm me krahë hapur në drejtimin për zgjedhjen e duhur
Kjo tregon se puna jonë plot energji dha rezultat.
Dëgjuam me shumë vëmendje çdo shqetësim të tyrin, për t’i adresuar ato menjëherë pas fitores së madhe më 14 Maj!
Disa nga punët tona në fshatin Bërxullë:
-Shkollë e re 9-vjeçare ku 350 nxënës marrin dije në kushte bashkëkohore;
-Ndërtimi i 900 metra linear i ujësjellës kanalizimeve;
-Nisja e punimeve për rehabilitimin e rrugës “Tafa”, në çdo nivel të infrastrukturës;
-Rehabilitimi i varrezave, e shumë të tjera!
Kaq shumë transformime rrënjësore në fshatin Bërxullë brenda 1 viti dhe imagjinoni sa shumë e më shumë ndryshime të tjera në vitet në vijim!