“Konfliktet e ngrira sjellin përplasje të armatosura”, Vuçiç sqaron deklaratën për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka sqaruar deklaratën në lidhje me Kosovën.
Teksa të enjten, tha se rajoni i Nagorno Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës, sot ka thënë për mediat në Serbi, se synim i tij dhe i Serbisë është të ruhet paqja dhe se ata nuk e dëshirojnë një konflikt.
Reagimet e liderëve në Kosovë, ai i ka quajtur histerike.
”Ata kanë probleme të brendshme, deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush”– ka thënë Vuçiç, përcjell B92.net.
Sipas tij, për Serbinë është e rëndësishme të ruajë politikën e paqes.