Aktualitet

Fitoi mandatin e dytë në bashkinë e Shijakut/ Elton Arbana: Është përgjegjësi e madhe, nuk do ju zhgënjej

Elton Arbana ka fituar për të dytën herë një mandat 4-vjeçar në krye të bashkisë së Shijakut.

Ai u shpreh për Top Channel se është përgjegjësi e madhe për të pasi asnjëri më parë nuk ka qenë për dy mandate në krye të kësaj bashkie.

Arbana falënderoi mbështetësit, por edhe ata që janë treguar skeptikë, për të cilët tha se nuk do i zhgënjejë.Elton Arbana: Është një përgjegjësi shumë e madhe kur mendon se në Bashkinë e Shijakut asnjëher nuk ka qenë dy herë i njëjti kryebashkiak. Do të bëj akoma më shumë se në mandatin e parë dhe falënderoj pa masë ata që më kanë mbështetur por edhe ato që janë skeptikë sepse do të kuptojnë që në krye të bashkisë kanë njeriun e duhur.VORANEWS

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button