Aktualitet

Rama niset drejt Bosnje-Hercegovinës

Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit Ballkan, është nisur këtë mëngjes drejt Bosnje-Hercegovinë. Kryeministri përcillet nga zyrtarë të lartë të Kosovës, por vihet re mungesa e homologut të tij, Albin Kurtit.

Rama nuk u prit në një takim të veçantë nga Albin Kurti. Sapo Rama nisi takimin e parë me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë, kryeministri i Kosovës la selinë e Qeverisë pa dhënë as edhe një deklaratë për gazetarët.

Në mjediset e Kuvendit të Kosovës, Rama u takua edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, i cili pas takimit tha se Edi Rama mund të ndihmojë më shumë Kosovën seç po bën tani, ndërsa la të hapur një takim Rama-Kurti. Vetë kryeministri Rama, pas takimit së djeshëm me Konjufcën u largua duke thënë se nuk mund të bënte konferencë pa homologun.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button