Aktualitet

Gara për kreun e PD/ “S’kisha mundësi që të mbuloja fushatën…”, Gjergj Hani thirrje demokratëve për të votuar

Kandidati për kreun e PD Gjergj Hani ka votuar rreth orës 10:00.

Në një komunikim për gazetarët ai bëri thirrje për pjesëmarrje teksa shtoi se vendimi i Këshillit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë ligjore.

Pjesëmarrja është e domosdoshme, është vlerë e demokracisë.

I ftoj demokratët që të votojnë Gjergj Hani iu është përmbajtur vendimeve të Kryesësië.

Sa i përket mundësive, sigurisht nuk ishin të barabarta s’kisha mundësi që të mbuloja fushatën në të gjithë vendin.

Vendimi i Këshillit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë ligjore. Ngelet për tu parë dhe do të flasë drejtësia, nëse ka arsye ku drejtësia do gjejë shkelje do marrë vendimin e saj.

Të përpiqemi të ketë mbarëvajtje dhe të mos thyejmë heshtjen. Të hënën do të mbajmë konferencë, sot fitojmë të gjithë, fiton PD“- u shpreh ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button